Vizita e Ramës, sot Italia e bën zyrtare/ Ja vendimi për emigrantët shqiptarë

Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë është publikuar sot në Fletoren Zyrtare, pasi dy vendet e nënshkruan atë më 18 mars.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike. 

Kjo marrëveshje u arrit gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama në Itali.