“Votoni PS”/ Kryeministri Rama na e thotë troç, ja çfarë do të ndryshojë në vend...

Edi Rama ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve më 25 prill. 

Kryeministri tha se shqiptarët përmes votës së tyre do të zgjedhin më të mirët dhe nën qeverisjen e socialistëve vendi do të zhvillohet drejt Europës.

“Për sa kohë ju do na besoni e do na mbështesni dhe do na jepni mundësinë që të punojmë për ju, për aq kohë ju do të keni në qeverinë e këtij vendi, më të mirët e mundshëm. Zgjedhja është shumë e qartë: Është një zgjedhje për shtëpinë tuaj, voto PS-në për të prekur Europen”, tha Rama.