"Vraponi, nuk e luan as topi"/ Rama gati të vendosë bast: Ja sa mandate fiton PS...

Kryeministri Rama iu kërkoi kandidatëve socialist të përmbushin objektivin minimal për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama u bëri thirrje shqiptarëve të vrapojnë për të votuar të ardhmen e Shqipërisë. 

"Vraponi! Ata që janë në kufi, janë më të njohur. Do të marrin më shumë vota, vraponi! Në Tiranë kemi një skuadër dhe një kapiten që është Pandi. Objektivi bazë është 19 dhe nuk e luan topi. Maksimali është 20 dhe nëse luajmë me të gjitha forcat do të jetë i arritur. Kemi mision ta bëjmë Shqipërinë të ardhmën e të gjithëve, PS do të fitojë 78 mandate" -tha Rama.