10 ditë larg zgjedhjeve/ Vjen lëvizja surprizë e Ditmir Bushatit, sot në orën...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u ka kërkuar të rinjve një takim live në orën 20:00.

Duhet përmendur se Bushati është lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga Partia Socialiste, ndërsa Rama e konsideroi largimin e tij si një zbritje nga treni socialist. 

Bushati ka ftuar të rinjtë që takimin në "sheshin publik" siç e quan ai, duke debatuar dhe folur për 25 Prillin, ku ish-ministri ka shumë për të thënë.