110 mln euro për Becchettin/ Reagon Rama: Meta e Berisha do të marrin atë...

Kryeministri Edi Rama ka disa fjalë për Ilir Metën, Sali Berishën dhe Francesco Becheti. 

Kreu i Qeverisë tha se marifetçiu italian nuk do të marrë asnjë euro nga taksat e shqiptarëve.

“Dy njerëzit më të gëzuar për një çështje, ishin po këta Ilir Meta dhe Sali Berisha. Arrijnë të shpërndajnë dhe trakte natën vërdallë që shqiptarët do të paguajnë një gjobë 110 milionë euroshe nga xhepat e tyre. Ai marifetçiu dhe Meta e Berisha do marrin atë që nuk thuhet e atë që nuk hahet”, tha Rama.