A do largoheni nëse humb zgjedhjet? Kryeministri Rama befason me përgjigjen e tij

Kryeministri Rama deklaroi se nëse shqiptarët nuk do ta votonin për mandatin e 3-të, atëherë ka lënë të hapur mundesinë për dorëheqje. 

Zoti Rama, çfarë do bënit nëse do humbisni zgjedhjet? 

"Nëse nuk fitoj mandatit e 3-të nuk do prisja që shqiptarët të korigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu dhe nuk lë gurë pa luajtur për të rikthyer PD në pushtet përmes dhëndrit, Bashës. Kur nuk do të jem më në këtë detyrë, do t’i shërbej PS, por s’do bëj kurrë atë që bën Saliu sot", tha Rama.