A do të kemi hapje totale? Ja si i përgjigjet Rama pyetjes që po bëjnë të gjithë...

Ditën e sotme kryeministri Rama ka inspektuar nga afër tunelin e “Rrugës së Arbërit”, ka folur edhe për hapjen e vendit.

Sezoni turistik do të jetë shumë i lehtësuar për shkak të vaksinimit, por nuk premtoi një hapje totale për verën. 

"Ne do të arrijmë në gjysmë milioni brenda majit dhe pastaj do të vijojmë intensivisht. Hapje totale është fjalë e madhe por e sigurt që do të kemi sezon turistik më të lehtësuar. Ne punojmë çdo ditë-natë në të katra anët", tha Rama.