“A nuk e dëgjuam njëherë këtë?”/ Ishte duke folur, Ramës i ndodh e papritura...

Gjatë aktivitetit në Pogradec, fjala e kryeministrit Rama është ndërprerë dy herë nga ezani i hoxhës. 

Sapo ka nisur, kreu i qeverisë ka ndërprerë fjalën dhe është ulur në vendin e tij, për t’u çuar sërish pas disa minutave. 

Por në momentin kur është çuar një tjetër hoxhë ka nisur që të këndojë, duke e ndërprerë për herën e dytë kryeministrin. “A nuk e dëgjuam njëherë këtë? Janë të pa sinkronizuar me njëri-tjetrin. Se kuptoj fare", tha Rama.