Aeroporti i mbyllur/ Qeveria ka marrë vendim: Nëse nuk rikthehen në punë, ne do...

Qeveria Rama u ka kërkuar kontrollorëve të aeroportit që të rifillojnë punën ose të largohen nga detyra. 

Në aeroport ka mbërritur ushtria dhe Ministrja, Belinda Balluku ka thënë se kontrollorët do i nxjerrim nga ndërtesa.

“E trajtojnë hapësirën ajrore si tokën e babait të vet. Sot do të mbërrinin vaksinat në Shqipëri por kontrollorët nuk duan që ju të vaksinoheni. Një pjesë e tyre është kapur nga politika e Saliut dhe Metës. Sot një çetë ka marrë dhe ka bërë plaçkë hapësirën shqiptare. Qeveria ka marrë një vendim: Punonjësit të nisin punën ose përndryshe ushtria merr kontrollin e aeroportit për të vijuar punën”, njofton Rama.