As vendlindja nuk e voton Ilir Metën, befasia e madhe: PS fiton tek bashkia...

Bashkia Skrapar është e radhës që i ka dhënë fund numërimit të votave për subjektet politike. 

Pas përfundimit të votimit në vendlindjen e Ilir Metës rezulton se fituese është Partia Socialiste me 3.547 vota. Ndërkaq në këtë bashki LSI ka arritur që të grupojë 2.174 vota, ndërsa Partia Demokratike ka arritur vetëm 776 vota. 

Ndërkohë deri më tani në vend ka përfunduar numërimi në 11 bashki, ndërsa Partia Demokratike rezulton se ka fituar vetëm 2 prej tyre.