Axhenda e Ramës/ Kryeministri e mbyll fushatën në 2 qytete, surpriza brenda ditës...

Fushata e Partisë Socialiste do të mbyllet në dy qarqe njëherësh.

Socialistët kanë vendosur që Edi Rama ta mbyllë fushatën më datën 23 prill, në dy qarqet ku kryeministri kandidon për deputet. 

Më datë 21 prill Rama do të jetë në Fier dhe më pas në datë 22 prill në Tiranë. Ndërkohë dy ditë para zgjedhjeve, Edi Rama do të mbyllë fushatën në dy qytete njëri pas tjetrit, fillimisht në Durrës dhe pastaj në Vlorë. Në të dy këto qarqe kryesocialisti renditet i 8-ti në listë.