Basha - Rama? Këngëtarja shqiptare zbulon votën e saj, “Kryeministër bëhet...

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka zbuluar emrin e partisë që do të votojë në zgjedhjet e 25 prillit. 

Kur na ndajnë edhe 5 ditë larg së dielës, Peristeri ka zbuluar emrin e kryeministrit të ardhshëm.

Basha apo Rama? "Edi Rama ka bërë punë të shkëlqyer prandaj unë e parashikon fitues më 25 prill. Unë e them hapur pa problem do të shkoj të votoj për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Mendoj se Rama e meriton mandatin e trete për të përmirësuar të ardhmen tonë", tha Anxhela gjatë intervistës në Top Channel.