“Basha të largohet”/ Ish-sekretari i PD-së tregon çfarë po ndodh në selinë blu

Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani ka komentuar humbjen e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit. 

Ristani gjithashtu theksoi se pas humbjes lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pa kthim. 

“Lulzim Basha duhet të largohet sepse humbi zgjedhjet. Kjo është e ditur dhe jo rastësisht kemi këto rezultate, Luli po e mban peng seline e PD-se. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe pas humbjes së 2017”, tha Ristani.