Befasia e madhe/ Numërimi i votave, Rama bie nga ‘froni’. Më i votuari shpallet...

Edi Rama nuk është kandidati më i votuar në kampin e Partisë Socialiste në rang kombëtar. 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla kryeson listën e socialistëve me 11.413 vota. I dyti në listë është kryeministri Edi Rama me 11.117 vota. Ndërkaq socialisti i tretë më i votuar është ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me 10.788 vota. 

Kujtojmë që Rama kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në dy qarqe, në Durrës dhe Vlorë.