Befasia/ Renditet i 30-ti, kandidati i PS po rrezikon emrat e mëdhenj në vendet fituese

Orlando Rakipi, garon për deputet në listën e PS por befasisht rezulton si kandidati më i preferuar në qarkun e Tiranës.

Nga numërimi i 17 kutive në Vorë, Gërdec e Marqinet, rezulton se 27-vjeçari ka marrë 1.884 vota duke lënë pas jo vetëm kandidatët e djathtë, por edhe emra të njohur socialist. 

Në total, Rakipi ka siguruar 5.755 vota në qarkun e Tiranës dhe mund të jetë rasti që thyen herësin duke arritur të hyjë në Kuvend, pavarësisht se renditet në vendin e 30-të në listën e PS.