“Bëja me dorë”/ Edi Rama hip sipër makinës një vogëlush, “Ky është 100 herë...

Kryeministri Rama ka zgjedhur ta ironizojë Lulin i cili thuajse në çdo qytet që shkon hipën sipër makinës luksoze dhe mban një fjalim para demokratëve. 

Në videon e regjistruar në Kuç të Vlorës, Rama shfaqet krah një djali të vogël, të cilin e ka hipur në makinë dhe i thotë që “bëja me dorë popullit”. 

"100 herë më i fortë se 'Gjinua' ky djalë! Ky është 'gjinua' i vërtetë", thotë Rama duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.