Bujar Nishani i del kundër: Basha i paaftë, ka humbur 4 herë. Duhet që...

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, duke e bërë përgjegjës të humbjes së zgjedhjeve. 

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha duhej të merrte ditën e sotme përgjegjësinë për dështimin personal në 8 vitet e fundit. 

Kritika e Nishanit vazhdon më tej teksa ai thotë se sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe dështim i Lulzim Bashës.