Del e vërteta/ Reagon Qeveria Rama për Pasaportat Diplomatike, futbollistët do të...

Futbollistët e Kombëtares shqiptare nuk kanë humbur Pasaportat Diplomatike. 

Lajmi është konfirmuar nga Qeveria Rama e cila sqaron se në media “kazan” po qarkullojnë lajme të pavërteta, pasi këtyre pasaportave u ka skaduar afati dhe do të rinovohen. 

“Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç ndodh me çdo dokument. Nuk do të mbarojë kurrë mirënjohja për heronjtë e Kombëtares që u kualifikuan në “Euro 2016”. Pasaportat Diplomatike do të rinovohen dhe do tu jepen sërish futbollistëve”, njofton Qeveria Rama.