Del rezultati i 3 kutive të para në Memaliaj, PS kryeson bindshëm. Ja rezultatet...

Ka dalë rezultati i tre kutive të para të hapura në Memaliaj. Ndryshe nga sondazhet, PS po kryeson me diferencë votash ndaj PD-LSI.

Saktësisht janë numëruar kutitë e qendrave Qesarat, ku PS ka 148 vota, PD 78 kurse LSI 36, si dhe dy kuti në Buz, ku PS ka marrë 147 dhe 100 vota, PD 78 dhe 49 dhe LSI 9 dhe 36. 

Në total në tre kutitë e para në Memaliaj, PS ka grumbulluar 395 vota, PD 192 kurse LSI 81.