“Dhalla ka mbaruar?’’/ Luli ndalon për byrek në Lushnjë, por kamerieri i sjell...

Lulzim Basha ka ndalur në lokalin e Met Çelës në Lushnjë për të porositur byrek e dhallë.

Ai thotë se nuk ndaloi për fushatë, por zbuloi se gjithmonë kur shkon për në jug kthehet pasi e konsideron si stacion. 

Kamerieri i sjell porosinë, ndërsa Luli e pyet i habitur: Dhalla ka mbaruar që më solle ujë? 
Kamerieri: "Të solla kos dele sepse po e hëngre bëhesh direkt kryeministër, është i freskët" (qesh kamerieri)
Luli i përgjigjet: "Të falënderoj nga zemra"