Dikur doli kundër Ramës/ Befasia e ditës: Këngëtari i njohur i bashkohet PS...

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, i është bashkuar Partisë Socialiste.

Këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i dashur për publikun megjithëse 10 vite më parë doli kundër Ramës, sot ka ndryshuar mendim për shkak të punës fantastike të kryeministrit.

"Shqipëria nuk mund të ndalojë, as të kthehet mbrapsht, por duhet të vazhdojë përpara në rrugën e shtruar këto 8 vite nga socialistët. Edi Rama është kryeministri i duhur për Shqipërinë", tha Noizy.