Dikur këndonte me Ramën/ Landi na tregon për cilin do të votojë më 25 prill...

Këngëtari njohur, Landi Hysi ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste.

Landi theksoi se: "Me kryeministrin Rama Shqipëria ka ecur përpara" 

"Me zë dhe figurë, unë jam pjesë e Partisë socialiste. Përfshirja ime në politikë është e hershme, që kur isha 18 vjeç dhe deri sot kam votuar PS-në. Më 25 prill shpresoj të fitojnë socialistët", tha Landi i West Side Family me të cilin Edi Rama ka kënduar këngën “Tirona” dhe "Çohu".