“Do më votosh”/ Rama tregon bisedën me Zahon: Sa dola nga shtëpia më tha që...

Në një atmosferë të mrekullueshme, Edi Rama ka mbyllur aktivitetin e fushatës elektorale në Tiranë.

Kryeministri e ka nisur fjalën e tij me një përshëndetje për djalin e tij të vogël, Zahon i cili kishte dëshirë t'i bashkohej sot babit në shesh. 

“Dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte por Linda i tha Zaho ti nuk mund të shkosh atje se ti nuk mund të votosh dhe Zaho tha: po kur do votoj unë? Do votosh kur të rritesh i tha Linda. Po mirë kur të rritem unë do më votosh mua i tha ai. Por unë nuk i thash Zahos që për të shkuar deri atje duhet të bësh shumë punë”, tha Rama.