Do sjell fat më 25 prill/ Zaho i merr mikrofonin Ramës dhe thotë që...

Kryeministri Edi Rama e ka përmbyllur fushatën zgjedhore nga Vlora duke ngjitur në podium gjithë familjen e tij. 

Rama i bëri thirrje Zahos që në mbyllje të fjalës së tij të merrte mamanë, vëllain e madh dhe motrën dhe të ngjitej në podium. Pasi u ngjit në podium, Zaho mori mikrofonin dhe tha: “Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën.” 

Rama: “Zaho e do Vlorën, Vlorën e do gjithë Shqipëria, Vlora në 25 prill do vulosë ngjitjen e Shqipërisë në një majë tjetër. Rrofshi”