Do të bëjë koalicion me partinë e Tom Doshit? Rama jep përgjigjen e papritur...

Kryeministri Rama nuk do të ketë asnjë bashkëpunim mepartinë e Tom Doshit, që surprizoi në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë 3 mandate. 

“PSD nuk do jetë në qeveri me ne. Me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve. 

Ja kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Shqipërinë”, tha Rama.