Drejt fitores historike/ Rama merr mandatin e 3-të, ky do të jetë qyteti surprizë

Partia Socialiste zhvillon sot aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Durrës. 

Kryeministri Rama ka publikuar një pjesë të skenografisë së organizuar në stadiumin gjigant, ku shihen të vendosura me distancë sociale mijëra karrige. 

“Mbyllim fushatën elektorale në Durrës për 8 mandatet e fitores së madhe. Durrësi do të jetë surpriza me një plan të transformimit ekonomik e social për Mandatin e 3-të, ku Porti i Ri Turistik, më i madhi në Mesdhe, do të jetë kartvizita e Shqipërisë kampione e Ballkanit në turizëm”, tha Rama.