“Drejt mandatit të 3-të”/ Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për triumfin e Ramës

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat e huaja.

“Edi Rama drejt një madati të tretë” shkruan agjencia italiane ANSA, bazuar tek shifrat e përditësuara gjatë procesit të numërimit të votave. 

“Socialistët ruajnë pushtetin” shkruan media gjermane "MDR", një titull që e gjen gjerësisht në shtypin e këtij vendi. Të tjera media ndërkombëtare nuk lenë jashtë vëmendjes ecurinë e qetë të procesit një kusht i rëndësishëm i vendosur nga BE-ja.