E Fundit/ Mbaron numërimi për kandidatët, zbulohen deputetët e rinj në qytetin...

Kukësi është qarku i parë që ka përfunduar edhe numërimin e votave për kandidatët.

Referuar shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidatët më të votuar janë: nga Partia Demokratike Flamur Hoxha me 9.159 vota, pastaj vijojnë Isuf Çela me 5227 vota dhe Shyrete Koka me 3.622 vota. 

Sa i përket Partisë Socialiste, Gerta Duraku ka marrë 5368 vota, Petrit Malaj i dyti me 3666 vota dhe Halim Dauti me 2059 vota.