“E kam mbiemrin Basha”/ 18-vjeçarja mban fjalim para Ramës dhe thotë që Luli...

Një vajzë 18-vjeçare ka bërë për të qeshur kryeministrin Edi Rama. 

Gjatë një takimi në qytetin e Pogradecit, e reja ka bërë me dije se votën e saj të parë do t’ja japë Partisë Socialiste, ndërsa nuk i ka kursyer batutat në momentin kur është prezantuar. 

“Unë jam Sara Basha, mbiemri im mund t’ju çorodisë pak po ju mos e merrni parasysh se jam e bindur që edhe vetë Lulzim Basha. Thellë-thellë, mbështet Edi Ramën. Ai nuk mund ta mohojë ndryshimin dhe transformimin që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë,”-tha ajo.