E mendon humbjen më 25 Prill? Kryeministri Rama surprizon me përgjigjen e tij...

Kryeministri Rama ditën e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ u pyet nëse e mendon ndonjëherë se ai mund t’i humbasë zgjedhjet e 25 prillit.

"Unë asnjëherë nuk hyj në një ndeshje duke menduar humbjen. Në gjithë botën zgjedhjet janë njësoj, që të fitojë njëri duhet të humbë një tjetër. 

Unë nuk kam asnjë frikë nga një votë kundër që vjen në formën e një uragani. Me 25 prill PS do fitojë. Ne do të kemi një rezultat më të mirë se në 2017-n”, u përgjigj Rama.