"Edhe gurë po të bien nga qielli..."/ Rama bën njoftimin e papritur për Tiranën, SOT...

Partia Socialiste sot në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej zhvillon aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë.

Rama ka paralajmëruar se edhe gurë të bien nga qielli, nuk e ndal dot askush fitoren e madhe socialiste.

"Do ta ngjitim Shqipërinë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit. Shihemi sonte, në orën 18:00, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë, jo shi, po edhe gurë të bien nga qielli, socialistët nuk ndalen", njofton Rama.