Edi Rama fiton mandatin e tretë/ Vjen reagimi i parë nga Amerika: PS-ja...

Amerika ka përgëzuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim shkruan se duke njohur rezultatet e zgjedhjeve Rama dhe Basha duhet të bashkëpunojnë për të mirën e shqiptarëve.

“SHBA uron shqiptarët për zgjedhjet e bëra së fundmi. Presim që të vijojmë partneritetin tonë të afërt me kryeministrin Edi Rama dhe përgëzojmë fushatën e opozitës. Respekti për rezultatet e zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan Kim.