Edi Rama merr vendim të papritur: "Nëse humb zgjedhjet, ja çfarë do bëj...

Kryeministri Rama është shprehur se do të largohet nga Partia Socialiste nëse nuk merr mandatin e 3-të. 

Rama tha se do të largohet edhe nëse nuk ka një mandate të qartë me mbi 71 deputetë, pasi u shpreh se nuk do të krijojë një qeveri nga halli. 

“Unë dhe Partia Socialiste do ta mund Lulzim Bashën, së bashku me Monikën në 25 prill. Më pas do të shohim nëse Basha do të largohet nga Saliu, apo Saliu me një mesazh në facebook do ta largojë atë nga partia. Nëse unë marr mandatin për të vazhduar projektet e nisura, unë jam. Nëse s’marr mandatin për këto, unë s’jam. Nëse më duhet të formoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam”, tha Rama.