Ëndrra 100-vjeçare bëhet realitet/ Rruga e re drejt inaugurimit, Rama: Fantastike nga...

Punimet në rrugën e Arbrit janë drejt fundit dhe ndërtimi i aksit të ri do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme distancën nga Tirana në Dibër. 

“Për Dibër nga Rruga e Arbërit. Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet”, shkruan Rama.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele dhe ndërtimi i saj me një gjatësi rreth 74 km, do të bëhet një korridor lidhës që pritet të përfundojë brenda pak ditësh. Gjithashtu rruga e Arbrit do të jete një arterie zhvillimi ekonomik duke e bërë më të lehtë udhëtimin drejt Maqedonisë.