Fiton sërish PS-ja/ Audienca qesharake e Lulit dhe Metës, Rama kishte 15 herë...

Teksa jemi 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Rama është fitimtar absolut për sa i përket audiencës televizive. 

Kryeministri Rama, Basha dhe presidenti Meta mbrëmjen e djeshme ishin live paralelisht në televizione të ndryshme. 

Po të shohësh interesin e ndjekësve vëren se kryeministri Rama ka një audiencë 15 herë më të lartë se Meta dhe afro 10 herë më të lartë se Lulzim Basha. Ramën e ndiqnin plot 15-20 mijë shqiptarë live, Basha rreth 2 mijë shikues, Meta në opinion 1 mijë shikues.