"Fitoreee socialiste"/ Voton kryeministri, ja çfarë thotë kur del jashtë...

Kryeministri Rama bashkë me të shoqen Linda Rama u janë drejtuar kutive të votimit në zonën ku ata banojnë në Surrel.

Pasi votuan, kryeministri foli shkurt dhe qartë duke i kërkuar shqiptarëve që të godasin me votë. 

"Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik. Mos të harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos harrojë se demokracia është një sport dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të godasë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, godisni penalltinë tuaj dhe fitoftë më i miri“, tha Rama.