“Fitorja e parë me mungesën e dikujt”/ Rama kujton Anetën dhe përlotet duke thënë...

Edi Rama nga sheshi Skënderbej ka shpallur fitoren e mandatit të 3-të. 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha edhe ca fjalë emocionuese për nënën e tij të ndjerë, Anetën. 

“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, me dashuri pa kushte dhe përkujdesje të paepur. Dikush që më mungon tmerrësisht dhe që po shpresoj se më sheh nga aty lart (ngre sytë nga qielli dhe e puth) nëna ime Aneta”, tha Rama duke e puthur i përlotur.