"Flet me vete sa herë del në TV"/ Rama na tregon, ja përse ka frikë Ilir Meta nga...

Kryeministri Edi Rama nga Rrogozhina ditën e sotme, ka dhënë një deklaratë të fortë për presidentin Ilir Meta.

Rama u shpreh se sa herë Meta del në televizor flet me vete dhe një nga tre fjalë thotë fjalën ‘burg’, por Drejtësia e Re do ta vendosë me shpatulla pas muri.

"Ilir Metës do t'i jepni ju besimin se rri dhe flet me vete sa herë del ne televizor, 1 në 3 fjalë e ka burgu, burgu, burgu. Mesa duket e ka zënë frika nga burgu", tha Rama.