Gara në kryeqytet/ Ja si ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë, PS fiton...

Në sondazhin e fundit të Top Channel, rezulton se në qarkun e Tiranës do të triumfojë PS me 48.9% dhe do të marrë 19 mandate. 

Kjo tregon se arrihet objektivi maksimal i përsëritur vazhdimisht nga Edi Rama dhe në listën e deputetëve përfshihet edhe Pandeli Majko. 

PD do të marrë 17 mandate, kurse LSI do të mbetet pa asnjë mandat. Lista e deputetëve në Tiranë do të ndahet vetëm mes PS-PD, ndërsa partia e Metës është drejt shkrirjes.