“Gëzim i madh”/ Nuk ndalet Rama, ‘i përvishet’ punës dhe njofton se brenda muajit...

Kryeministri Rama pas triumfimit në zgjedhjet e 25 prillit është rikthyer në kantieret e ndërtimit për të parë nga afër sesi po ecën procesi i rindërtimit.

Rama sot është në Fushë-Krujë ku po viziton lagjen ‘Rilindja’ dhe premton se deri në vjeshtë gjithçka do të jetë gati. 

"Fushë Krujë – Gëzim i madh sa herë që vizitoj lagjen “Rilindja”, ku shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dita – ditës që vjeshta t’i gjejë gati", premton Rama.