Gruaja e deputetit të PD-së rrëfen përse u ndanë dhe u ribashkuan pas 11 vitesh

Kandidati për deputet i PD-së, Ivi Kaso së bashku me bashkëshorten e tij Sonila, si rrallë herë kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë si nëpër filma.
 
Ata u dashuruan dhe u lidhën në gjimnaz, më pas filluan universitetin Sonila në Itali dhe Ivi në Greqi. Mbajtën 1 vit lidhje në distancë, më pas Ivi shkoi tek e dashura në Itali. 

Por pas një viti qëndrim aty, ata u ndanë dhe nuk u panë për 11 vite me radhë, tregon Sonila ne “E Diela Shqiptare”. Fati deshi që ata të ritakoheshin në dasmën e mikut të tyre të ngushtë, ku u ridashurian sërish.