"Interi është bërë si LSI"/ Rama tallet keq dhe thotë që më 25 prill do ta shikojë...

Edi Rama njihet nga të gjithë si tifoz i Juventusit dhe këtë e tregon në çdo dalje në TV.

Por gjatë fushatës elektorale Rama e ka zëvendësuar bluzen e Juventusit me atë të Partisë Socialiste, ndërkohë që ekipi Italian nuk ka patur rezultate të mira në javët e fundit. 

"Kryeminiser fillo vish blizat me stem te Juventusit prap se shkum per lesh”, i shkruan qytetari, ndërsa Rama i kthehet: “Ket vit i dham trajnerin Interit se u be Interi shkret si LSI-ja, prandaj le te gezojme per interistat se ne do fitojme Finalen e Trete ne 25 prill”.