Ja kandidatët e LSI më të votuar në Tiranë. Monika merr një tjetër “goditje”

Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, tashmë ka nisur numërimi i votave për kandidatët. 

Deri në orën, 16:00 në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe më shumë mundësi që kandidatët të kalojnë herësin. Te LSI, lista kryesohet nga Përparim Spahiu me 544 vota, e dyta renditet Floida Kërpaçi me 427 vota, ndërsa e treta renditet kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi me 276 vota. 

Megjithatë, Kryemadhi nuk e rrezikon mandatin, duke qenë se dy kandidatët që aktualisht janë të parët e kanë të vështirë të arrijnë herësin prej 13900 votash.