Jam gati të vendos bast në TV/ Erion Veliaj i sigurt: "Ja sa mandate fiton PS-ja...

Erion Veliaj, është i bindur se Partia Socialiste do të marrë 73 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryebashkiaku Socialist thotë se Qeveria Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të denjë Europian. Veliaj ka paralajmëruar se Tirana dhe Elbasani do të ketë surpriza në rezultate. 

"Qarku i Elbasanit dhe Tiranës do të ketë surpriza të mëdha në rezultate. Jam gati të vendos bast publik me të gjithë, PS do të fitojë mbi 73 deputetë”, deklaroi Veliaj.