Janë kutitë e fundit/ PS arrin fitore madhështore, ja rezultatet në rang kombëtar...

Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 92% e kutive në të gjithë Shqipërinë.

Janë vetëm 427 kuti për t’u numëruar deri në përfundimin total të procesit, teksa PS ka marrë 48.6% të votave, PD 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. 

Momentalisht Partia Socialiste kryeson me 73 mandate, PD ka marrë 59 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD 3 mandate.