Ka qenë kryetar Bashkie/ Luli nuk e di sa lagje dhe njësi ka Tirana, thotë se...

Edhe pse ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës për 4 vjet, Lulzim Basha tregoi sot se vazhdon të jetë në gjumë. 

Njoftimi i dërguar nga zyra për mediat e PD, thotë se Lulzim Basha ka qenë sot në Njësinë 16 në Astir, në një takim me banorët. 

Por, në fakt Lulzim Basha nuk e di që zona e Astirit është Lagjja 14 dhe se Tirana nuk ka as Lagje 16 as Njësi 16. Njësia 16 nuk ekziston, përveçse në mendjen e Lulit.