“Kam folur në telefon”/ Rama zbulon kërkesën dhe gjestin e bukur për shqiptarët në...

Nga Rrogozhina, ku po zhvillon një takim me fermerët, Edi Rama ka zbuluar mesazhin që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

Rama tha se Kurti i ka kërkuar që Shqipëria ta të ndihmojë Kosovën me vaksinimin e mësuesve. 

“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe më kërkoi që ne ta ndihmonim për të vaksinuar mësuesit në Kosovë. I thashë “PO”, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”, tha Rama.