Kandidatet në Durrës dhe Vlorë në dorë të kryeministrit, kë do ‘djegë’ Rama?

Rama u zgjodh deputet në Durrës e Vlorë, ku PS arriti objektivin duke fituar 8 mandate, ndërsa kryeministri mori edhe votën preferenciale në dy qarqet. 

Rama është më i preferuar në Durrës ku ka marrë 15.871 vota, ndërsa në Vlorë 11.412. Nëse Rama zgjedh të jetë deputet i Durrësit, atëherë automatikisht mandatin e tij në Vlorë, e merr kandidatja e renditur pas tij në listë, Teuta Ramaj. 

Nëse Rama preferon të mbetet në Vlorë, atëherë mandati i deputetes në Durrës i shkon kandidates nr.9, Ana Dhamo.