"Kemi arritur fitore historike"/ Deklarata e bujshme që njofton triumfin e PS-së...

Taulant Balla shprehet optimist për një fitore të thellë të socialistëve në Qarkun e Elbasanit.

Numri dy i socialistëve tha se në kutitë e votimit PS ka tashmë 90 mijë vota, që përkthehen në 9 mandate.

"Jam i sigurtë që në kutitë e votimit ka 90 mijë vota që do të na mundësonin mandatin e nëntë këtu në Elbasan. Rezultati që kemi në kutitë e votimit, është rezultati më i mirë që PS ka patur në 30 vite në Elbasan”, tha Balla.