Kjo është lokomotiva e fitores/ Rama nxjerr pamjet fantastike, PS drejt historisë...

Partia Socialiste në orën 18:00 te Sheshin "Skënderbej" zhvillon aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë. 

Kryeministri Rama ka publikuar një pjesë të skenografisë së organizuar në sheshin gjigant, ku shihen të vendosura në mënyrë strikte dhe me distancë sociale mijëra karrige.

“TIRANA e 25 Prillit Lokomotiva e Fitores së Dritës ndaj Errësirës, Qytetarisë ndaj Barbarisë, Punës ndaj Dhunës, Hijeshisë ndaj Shëmtisë, Shqipërisë ndaj Paudhësisë”, shkruan Rama.